Pas kërcënimeve për luftë, Trump njofton se marrëveshja me Iranin është afër

Gazetare: Ajnur Bafqari

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar sulmet e reja ushtarake ndaj Iranit, disa orë pasi kërcënoi të përshkallëzojë luftën. Trump tha në Zyrën Ovale se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës është afër, e cila mund të nënshkruhet në Evropë, në ditët në vijim.

Epo, është një memorandum mirëkuptimi shumë i fortë që është pak konceptual, por është diçka që do të bëhet. Dhe nëse nuk bëhet për ndonjë arsye, gjë që nuk mund ta imagjinoj të mos ndodhë, ata duan ta nënshkruajnë atë aq sa unë ose më shumë…Është një memorandum mirëkuptimi shumë i detajuar, i miratuar edhe nga shumë vende të tjera që kanë ndikim të madh mbi to dhe të gjithë duan që të bëhet. Pra, do të bëhet”- tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Trump ka pohuar disa herë se SHBA-të dhe Irani janë në prag të një marrëveshjeje paqeje por pa asnjë rezultat. Presidenti Donald Trump, disa orë më parë kërcënoi të nisë sulme të mëdha ndaj Iranit dhe të marrë kontrollin e industrive të tij të naftës dhe gazit, ndërsa sulmet në rritje midis vendeve e shtynë Lindjen e Mesme më afër një lufte në shkallë të plotë. Kërcënimet erdhën pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen sulme për të dytën ditë radhazi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button