Dështimi i tenderit shtyn ardhjen e autobusëve elektrikë në Shkup

Gazetar: Avni Tahiri

Për autobusë të rinj urbanë, qytetarët e Shkupit do të duhet të presin edhe më tej pasi procedura për furnizimin me autobusë elektrikë dështoi dhe autoritetet kanë nisur një tender të ri. Me prokurimin që dështoi ishin planifikuar 150 autobusë elektrikë dhe 75 stacione për karikim, prej të cilëve rreth 100 autobusë ishin paraparë për qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër për komunat e tjera në vend.

Edhe pse nga Ministria për Transport nuk dhanë detaje përse ra tenderi për autobusët urban, sipas informacioneve, vendimi për anulimin e tenderit nga organet kompetente u mor për shkak të parregullsive procedurale dhe problemeve me dokumentacionin e dorëzuar nga ofertuesit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski në intervistë për Alsat tha se procedura është rishpallur dhe nëse këtë herë tenderi përfundon me sukses, autobusët e parë të arrijnë deri në fund të vitit.

“Në ministrinë e Transportit dhe lidhjeve dy herë me radhë ra procedura e tenderimit. Unë nuk kam detaje sa i përket arsyeve dhe do u lusja që të njëjtën përgjigje ta kërkoni nga ministri. 9:07 – 9:17) Unë besoj dhe shpresoj që këtë radhë procedura e tenderimit do të jetë e suksesshme pasi veç më është shpallur tender dhe shpresoj në zgjidhje.” tha; Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Deri në zgjidhjen e problemit me transportin urban të Shkupit, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me autobusë të vjetërsuar, linja të mbingarkuara dhe pritje për modernizimin e transportit publik në kryeqytet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button