Përplasje e re politike: LSDM akuzon Mickoskin për ndryshim të qëndrimeve

LSDM-ja akuzon Mickoskin për ndryshim të qëndrimeve rreth zgjedhjeve. Sipas opozitës, Mickoski do të shkojë në zgjedhje sepse rejtingu i tij është në rënie të lirë ndërsa ka dështuar në çdo fushë.

“Zgjedhje do të ketë, sepse Mickoski tashmë e ka planifikuar skenarin, por nuk do të arrijë të shpëtojë veten dhe “bandën” e tij që e ka shkatërruar shtetin. Qytetarët prej kohësh e shohin se ekzistojnë dy Mickoski. Njëri premtonte kthimin e emrit dhe anulimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa tjetri sot e quan atë një “kryevepër të diplomacisë”. Njëri ishte kundër NATO-s, tjetri sot mburret me anëtarësimin. Njëri bënte fushatë anti-evropiane, tjetri në kryeqytetet evropiane premton reforma dhe integrime evropiane. E njëjta gjë po ndodh edhe me zgjedhjet. Derisa kishte hapësirë për huazime të reja dhe shpenzim të parave të popullit, Mickoski siguronte se nuk do të ketë zgjedhje. Tani, kur po humb mbështetjen, kur kanë humbur mbi 150.000 vota dhe kur rejtingu i Mickoskit është në rënie të lirë për shkak të gënjeshtrave dhe mungesës së rezultateve – ata duhet të shpallin zgjedhje sa më shpejt. – Deklarat–Andrej Zhernovski, LSDM.

LEXO EDHE:

Back to top button