Banorët kërkojnë zgjidhje të shpejtë për vendkalimin e diskutueshëm në Bit-Pazar

Gazetar: Avni Tahiri

Qytetarët mirëpresin paralajmërimin e kreut të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski për takim me banorët e zonës në të cilin do të gjendej një zgjidhje për vendkalimin ilegal në Bit-Pazar. Ata presin që takimi të ndodh sa më shpejtë dhe zgjidhja të mos zvarritet, pasi siç thonë behet fjalë për sigurinë e këmbësorëve në komunikacion.

“Unë nuk mund të ngjitem lartë por ka edhe më të vjetër që kalojnë e që nuk mund të ngjiten lartë.” tha një qytetar.

Mendoj se duhet të merren më seriozisht kërkesat e qytetarëve e jo vetëm të paraqiten në televizion. Qytetarët protestojnë sepse kanë ndonjë hall. Kalimet duhet të përshtatën që t’u konvenojnë qytetarëve sepse që nga koha e civilizimit, rrugët i kanë ndërtuar vetë qytetarët e jo autoritetet.” tha një qytetar.

“Zgjidhje për këtu është kalim nën tokësor siç behët në shumë qytete të mëdha pasi këtu bëhet rrëmujë. Vërtetë na shërben të gjithëve ky vendkalim por zgjidhja është nënkalimi” tha një qytetar.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, paralajmëroi se do të dëgjojë qytetarët të cilët dolën në protestë kundër mbylljes së vendkalimit ilegal në BitPazar dhe nëse ata vlerësojnë se mbyllja nuk është zgjidhje i njëjti do të legalizohet dhe do të vendoset semaforë dhe vizë bardha.

”Dua që nga afër t’i dëgjoj qytetarët. Ndonjëherë vendimet që ne duam t’i sjellim janë të drejta por ndonjëherë edhe jo. E kam shumë të rëndësishme pozicionin e qytetarëve dhe në fund të ditës të gjitha veprimet e mia janë në drejtim të interesit të qytetarëve. Atë vendkalim unë nuk e shfrytëzoj pasi nuk bëj pazarin atje, e shfrytëzojnë atë treg prindërit e mi më shpesh por e rëndësishme është që atë që do ta realizojmë atje të shihet siguria e qytetarëve të jetë sipas ligjit dhe të jetë zgjidhje për plotësimin e nevojave të qytetarëve.” tha; Orce Gjorgjievski – Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Tentativa për mbylljen e vendkalimit ilegal në BitPazar dështoi pasi qytetarë, shumica tregtarë dolën në protestë dhe kundërshtuan mbylljen. Grilat që ishin vendosur për mbyllje u hoqën ndërsa qytetarët kërkuan takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, për të propozuar zgjidhje tjetër. Në vendkalimin ilegal në BitPazar, të Shkupit, deri tani kanë ndodhur dhjetëra aksidente, disa prej të cilave me fatalitet. Rasti i fundit i të lënduarve në këtë vendkalim ishte vetëm para disa ditëve ku një grua dhe një burrë përfunduan në spital me lëndime trupore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button