Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit
Banka Qendrore Evropiane (BQE) rriti normat e interesit në përgjigje të luftës në Iran, ndërsa politikëbërësit në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë se si të frenojnë inflacionin e nxitur nga rritja e çmimeve të naftës. Këshilli i BQE-së për përcaktimin e normave të interesit e rriti normën e saj bazë në 2.25 për qind nga 2 për qind, pasi e mbajti të pandryshuar për një vit.
Rritja e normës së interesit synon të ulë inflacionin e çmimeve të konsumit të nxitur nga kostot më të larta të prodhimit që përdorin naftë bruto, benzinë, naftë, gaz gatimi dhe vaj për ngrohje. Një fuçi nafte bruto e markës ndërkombëtare Brent tani shitet për rreth 93 dollarë, nga 73 dollarë para luftës.
Kjo ndihmoi që inflacioni të rritej në 3.2 përqind në maj në 21 vendet që përdorin euron, mbi objektivin prej dy përqind të BQE-së.








