Infektologët: Varianti britanik i virusit mund të shkaktojë një valë të re infektimesh

Varianti i ri i virusit korona mund të shkaktojë një pik të ri të pandemisë në vend, thonë Infektologët. Ndonëse rasti i parë me variantin “britanik” të virusit u regjistrua një ditë më parë, ekzistojnë dyshime se ai ka qenë prezent edhe para vitit të ri. Epidemiologët janë duke bërë kërkime nëse infektimi masiv i personelit mjekësor në Klinikën e Nefrologjisë mund të jetë shkaktuar pikërisht nga ky lloj i virusit që transmisionin e ka tri herë më të shpejtë se sa CoVid-19 aktual.

 

Ministria e Shëndetësisë

“Pas marrjes së një pjesë të strishove dhe do të bëhet sekuencim të gjenomit të virusit Sars-Cov-2, për të parë nëse eventualisht bëhet fjalë për mutacionin e llojit britanik.”

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për të evituar ndonjë masë të shtuar restriktive, duhet të shmangen grupimet e njerëzve në ambiente të mbyllura, mbajtja e maskave dhe dezinfektuesve. Mikrobiologu Dukagjin Osmani tha se ndaj variantit të ri nuk janë imun as pacientët, që tashmë janë shëruar nga virusi korona.

 “.. popullata ende mos ta ndjen veten të relaksuar sepse ka të ngjarë që personat, të cilët kanë qenë të sëmurë nga virusi korona, përsëri të sëmurën nga ky variant i ri. Mendoj se të jenë vetëdijesuar qytetarët që udhëtimet jo relevante duhet ti shmangin si edhe grumbullimet e panevojshme në mënyrë që mos tu japim hapësirë varianteve të reja të virusit të shkaktojnë pik të ri- deklaroi Dukagjin Osmani, Mikrobiolog.

 

Në një nga klinikat private, ku ishte kuruar pacienti i parë me variantin e ri të virusit, njoftojnë  se studimet e fundit kanë evidentuar edhe shtimin e vdekshmërisë nga lloji britanik, sidomos tek kategoritë me probleme shëndetësore. Doktori Kungullovski tha se nuk ka hapësirë për panik, meqenëse simptomat janë më të lehta për shumicën e pacientëve që kanë imunitet më të fort.

 “Vlerësohet se përhapet më shpejtë për 70% nga llojet e mëparshme të virusit korona, përkatësisht nëse 10 persona janë prekur, tani nga një pacient mund të infektohen 17. Dolën të dhëna se nuk ka ndikim në shtimin e vdekshmërisë, por duhet të bëhen studime më të detajuara sepse pa dashur të krijojmë panik së fundmi u konstatua se ka indikacione të rritjes së vdekshmërisë për 30%- tha Goran Kungullovski, Infektolog.

Ndërkohë qeveria miratoi vendimin për furnizim të vaksinave kineze. Në seancë të qeverisë u dha dritë jeshile për blerjen e 200 mijë vaksinave të llojit SinoVac, të cilat deri në fund të javës do të bëjnë të ditur për periudhën që mund të arrijnë nga Pekini në Shkup.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button