Rreth 150 infermiere të punësuara në Spitalin e Gerijatrisë në Shkup, deri në fund të vitit do ta braktisin vendin e punës për të ikur në Gjermani. Kreu i Sindikatës së Gerijatrisë në Shkup tha se ky numër i infermiereve tashmë kanë firmosur marrëveshje me Spitalet e Gjermanisë, si pasojë e pakënaqësive të shumta që kanë në vendin e punës këtu. Pagat e ulëta të infermiereve, janë ndër arsyet kryesore për të cilën Sindikalistët paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugëve kryesore të kryeqytetit derisa autoritetet nuk plotësojnë kërkesat për rritjen e pagave.
“Do ta bllokojmë Shkupin nga të dyja hyrjet, edhe në Gjorçe dhe në Autokomandë, posaçërisht do e bllokojmë në qendër që të mos mund të shkojnë në punë, as krerët e gjykatave, as ata të Kuvendit e të Qeverisë. Le të ecin në këmbë dhe jo me vetura. 6:00 Personalisht kam dorëzuar kërkesë në ministri për takim, jo vetëm ministrit aktual por dhe dy ministrave paraprak, por nuk kanë konsideratë për problemet tona”, deklaroi Llazo Kostovski, Sindikata e të punësuarve në Spitalin e Gerijatrisë – Shkup. /Alsat.mk








