Infrastruktura aktuale hekurudhore në Maqedoni nuk ka kapacitet për të përmbushur standardet e vendeve në rajon, e aq më pak ato evropiane për nismën “Treni Evropian”. Ky projekt kërkon hekurudha të shpejta dhe të reja, dhe për ndërtimin e tyre duhet shumë kohë, thotë profesori nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Zoran Krakutovski. Një pjesë e mirë e infrastrukturës hekurudhore është rinovuar, por vonohet rinovimi i një pjese të madhe të hekurudhave dhe shinave.
https://www.youtube.com/watch?v=IGPzh0OU7Zs&feature=youtu.be
“Për momentin, ne as nuk kemi filluar projekt të tillë në vend. Ende nuk kemi ndonjë studim për hekurudhë kaq të shpejtë, përmes Maqedonisë, e cila do të lidhte Greqinë dhe Serbinë …”- deklaroi Zoran Krakutovski – Profesor i Universitar në Fakultetin e Ndërtimtarisë.
Për këtë, thotë profesori, do të duhen të paktën pesë deri në gjashtë vjet vetëm për dokumentimin e projektit. Pastaj do të pasonin tenderat dhe zbatimi. Jetëgjatësia e elementeve që janë pjesë e infrastrukturës hekurudhore është rreth 30 vjet, dhe ajo periudhë në vendin tonë ka kaluar prej kohësh. Nevojitet rishikim urgjent i gjendjes së të gjitha urave hekurudhore. Por pavarësisht kësaj situate faktike të infrastrukturës hekurudhore, Qeveria pretendon se synojnë të investojnë qindra miliona euro në këtë trafik.
“Republika e Maqedonisë së Veriut krijon rrjet të ri transporti që ofron rrugë të reja alternative për komunikimin e parë dhe transport të shpejtë në tregjet veri-jug dhe lindje-perëndim. Krijojmë sistem të ri hekurudhor që e harmonizojmë dhe integrojmë me rrjetet evropiane të transportit”- pohoi Bllagoj Boçvarski- ministër i transportit dhe lidhjeve.
Projekti “Treni evropian” u paralajmërua nga autoritetet evropiane si simbol për lidhje më efikase të vendeve në të gjithë kontinentin. Por, sipas ekspertëve, jo vetëm vendi, një bashkëpunim i tillë global do të jetë i vështirë të arrihet pa miliarda euro dhe shumë kohë.
Investimet e fundit më serioze në Hekurudhën e vendit tonë u bënë para disa viteve kur shteti bleu trena të ri dhe rehabilitoi një pjesë të hekurudhës. Por, premtimi me dekada për lidhje me Bullgarinë është larg realizimit. Ngec edhe ndërtimi i hekurudhës së re nga Manastiri për në Greqi, ndërsa ende nuk ka filluar ndërtimi i hekurudhës së premtuar drejtë Shqipërisë.
Ile Petrevski








