Iniciativa më Mirë për Tetovën: Pa përgjegjësi nuk ka qetësi!

Grupi i këshilltarëve të pavarur “Më mirë për Tetovën”, kanë reaguar sot ndaj vonesave në hetimin e Prokurorisë lidhur me djegien e spitalit modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Këshilltarët e pavarur kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të fajtorëve. Këshilltari Hamdi Sulejmani madje akuzoi prokurorinë se me qëllim fsheh faktet, që të amnistojë fajtorët.

https://youtu.be/4t9WW3z_Y-U

“Tetova dhe opinioni duan të dinë se deri ku janë hetimet. Përse një pjesë të raportit të krim teknikës pa e treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë. A ishte lëshuar ky raport për të shfajësuar përgjegjësit në periudhë parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria. Nuk ka detaje lidhur me zyrën e prokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion në lidhje me tenderin dhe spitalet modulare dhe nëse ata i plotësonin standardet themelore të sigurisë, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Deri sot nuk ka ndonjë përgjigje konkrete nëse ka pasur apo jo spitali sistem kundër zjarrit”, deklaroi Hamdi Sulemani, këshilltar “Më mirë për Tetovën”.

LEXO EDHE:

Back to top button