Inspektorati mbyll lokalin në Tetovë, shkelen masat kundër Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në Sedllarcë të Epërme në Tetovë policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.I., transmeton Alsat. Lokali tij ka punuar pas orarit të lejuar për punë, ndërsa policia në objekt ka hasur në 29 persona. MPB informon se objekti është mbyllur nga Inspektorati i Tregut ndërsa pas zbardhjes së rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.

LEXO EDHE:

Back to top button