Inspektorët vërshojnë tregun me shumicë, kjo është arsyeja

Inspektorët vërshojnë tregun me shumicë, kjo është arsyeja

Gazetar: Adnan Qaili

Që në orët e hershme të mëngjesit, inspektorë nga katër institucione ia mësynë tregut me shumicë, të njohur si “Kvantashki”. Inspektorati i Tregut kreu kontrolle te importuesit e fruta-perimeve, ku më shumë se 30 inspektorë ishin në koordinim me ekipet e Policisë Financiare, MPB-së dhe Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara. Aksioni është kryer duke u bazuar në vendimet e Qeverisë për ngrirje të çmimeve si dhe vendimi për furnizim prej 70% të fruta-perimeve në tregun me pakicë. Por, asnjë detaj tjetër nuk u dha për shkelje eventuale.

“Për herë të dytë brenda muajit po zhvillohet një aksion i gjerë në tregun me shumicë të fruta-perimeve në Shkup, mirëpo Inspektorati i tregut e as Policia financiare nuk bëjnë të ditur se cili është problemi i gjetjes së faturave fiktive që tani më një muaj po shqyrtohet edhe nga Drejtoria e Doganave”, raporton Adnan Qaili, Gazetar.

Tregtarët e pikave të shitjes me pakicë që furnizohen tek tregu i madh thonë se nuk po mund të marrin mall ngaqë nuk u japin fatura. Disa prej tyre kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme, por nuk furnizohen me fruta-perime ngaqë fletëpagesat janë të pamjaftueshme. Këto procedura të jashtëligjshme kanë bërë disbalancin e kostos me çmim e shitjes dhe në tregjet e gjelbra artikujt janë shitur me çmime të larta.

“Nuk mund të paguajmë sepse fatura nuk japin, por vetëm fletëpagesat që askund nuk ma pranojnë. Në Kërçovë i çoj faturat dhe jemi në rregull, por këtu askush nuk të jep faturë, tani nuk mund të marr mall. Nuk mund të më thonë në magazina nuk japin fatura sepse ato duhet ti evidentoj, tu paguaj TVSH-në”.

Nga Inspektorati i Tregut është konstatuar se shitës me pakicë të paregjistruar janë të vendosur në tregun “Kvantashki” dhe në tërë territorin. Përveç Ligjit të Tregtisë, drejtori Goran Trajkvski u zotuan edhe me konfiskim të mallit, por heshtin për hetimin e faturave fiktive në dogana që dyshohet se bëhen që nga viti 2007.

“Ajo që vazhdon në aksionin e sotëm, kurse ditëve të kaluara me kontrolle të Inspektoratit të tregut është vërtetuar se ka tregtarë të pa regjistruar që shesin me pakicë, ju apeloj te të gjithë ata që do të kryejmë kontrolle intensive ndaj tyre dhe të gjithë ata që kryejnë veprimtari të paregjistruar të njëjtëve do tu merret malli, përkatësisht fruta-perimet. Institucione kompetente që janë për faturat dhe nëse janë të vërteta çmimet duhet ta vërtetojnë të njëjtit sepse Inspektorati tregut nuk ka kompetenca për këtë”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Aksion i njëjtë u zhvillua edhe me 8 prill, por përveç gjobave të disa tregtarëve për fshehje të stoqeve dhe mos dhënia e faturave të mallit aktual, asgjë tjetër nuk u tha për evazionin fiskal të bërë me vite. Nga Inspektorati i Tregut, thonë se janë duke i shqyrtuar dosjet e konfiskuara me Policia Financiare, DAP, dhe me Drejtorinë e Doganave, por deri më tani dihet se gjobë vënia do të jetë për më shumë se dy vepra. Nga Ministria e Ekonomisë pritet që gjatë kësaj jave të dalin me detaje për atë se shumica e importuesve në muajt e fundit kanë dhënë fatura të rrejshme në Dogana dhe faturat të tjera me të cilat kanë blerë produktet në vendet e rajonit kanë qenë të ndryshme. Sipas autoriteteve, importuesit kanë shmangur detyrimet doganore dhe për këtë arsye Dogana thotë se akoma është në fazën e mbledhje së dëshmive. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button