Rrjeti social Instagram ka paralajmëruar një opsion të ri muzikor, i cili u mundëson përdoruesve të “gozhdojnë” një këngë në profilin e tyre ashtu si në rastin e Myspace.
Instagrami kopjoi kështu Myspace, një platformë që kishte kulmin e saj shumë kohë përpara se të ekzistonte Instagrami dhe sot është në rënie për shkak të rritjes së rrjeteve të tjera sociale.
Duhet të theksohet se funksioni i muzikës do të aktivizohet vetëm kur një përdorues viziton profilin e dikujt dhe shtyp butonin për të dëgjuar këngën.
Instagram është bashkuar me këngëtaren Sabrina Carpenter për të promovuar këtë funksion, kështu që fansat mund të dëgjojnë një fragment të këngës së saj të re “Taste” në profilin e saj.
Në fillim të këtij viti, Meta u bashkua me yllin e popit Taylor Swift, e cila hapi një llogari në Threads rreth kohës së publikimit të albumit të saj të ri, The Tortured Poet Society. Grupi i parë i njerëzve që ndau postimin e saj mori një distinktiv të personalizuar të profilit.








