Instituti për Studime të Luftës: Rusia po kryen deportime masive të ukrainasve

Instituti për Studime të Luftës: Rusia po kryen deportime masive të ukrainasve

Instituti për Studime të Luftës ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Ky Institut ka theksuar se Rusia po kryen spastrim etnik e deportimin e ukrainasve nga rajonet e tyre, ku kanë lindur e rritur.

Instituti ka cituar Marata Khusnulina, zëvendëskryeministrin rus, i cili dy ditë më parë njoftuar se fëmijët nga rajoni i Khersonit, “tashmë gjenden në rajone të ndryshme të Rusisë, duke qëndruar nëpër kampet e fëmijëve”.

Zyrtarët rusë haptazi kanë pranuar se po ndajnë dhe dërgojnë fëmijët ukrainas në Rusi, ku ua japin familjeve ruse që duan t’i birësojnë.

Kjo është një dëshmi tjetër se po shkelen Konventat ndërkombëtare, dhe po vazhdimisht theksohet se rusët po vazhdojnë me këtë praktikë nga fillimi i luftës në atë vend.

LEXO EDHE:

Back to top button