Pendarovski: BE nuk mendon për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues

Ai flet për këtë si mundësi potenciale në rast se kontesti me Bullgarinë zgjatet me vite si në rastin me Greqinë, kështu e komentoi fillimisht kreu i shtetit deklaratat e komisionarit për zgjerim, Oliver Varhej për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues për në BE, transmeton Alsat. Pendarovski tha se nga vizita e tij në Bruksel nuk është parashtruar çështja për ndarje të mundshme të dy vendeve.

“Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje; Çfarë mendojmë për ndarje eventuale nga Republika e Shqipërisë. Do të shihni edhe sot, kryeministrit Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe në Komision edhe në deparatmentet e veçanta, posaçërisht ai për zgjerim, nuk mendojnë për ndarje. Të gjithë janë të fokusuar që deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, deklaroi Pendarovski.

 

LEXO EDHE:

Back to top button