Inteligjenca Artificiale, zgjedh Kilian Mbapen para Lionel Mesit

Kualiteti dhe sasia e aksioneve në të cilat kanë marrë pjesë lojtarët, janë dy kriteret me të cilat Inteligjenca Artificiale, “Olocip” ka zgjedhur 11-tshen më të mirë të Kupës së Botës në Katar.

“Olocip” sqaron se një lojtar vlerësohet ppozitivisht nëse në aksionin ku ka marrë pjesë janë rritur shanset e skuadrës së tij për të shënuar gol, apo në rastin e një mbrojtësi nëse ia ka dalë të zbusë rrezikun për portën e tij ndërsa në këtë aspekt nuk janë marrë parasysh penalltitë të cilat edhe kur nuk janë shënuar nuk janë vendosur si një plus për paaqitjet e portierëve.

Si lojtari më i vlerësuar në formacionin e Inteligjncës Artificiale rezulton Kilian Mbappe që në Botëror fitoi “Këpucën e Artë” falë tetë golave të shënuar, ndërsa në llogarinë e tij janë edhe dy asiste.

Nga skuadra e Francës gjithashtu bëjnë pjesë edhe Teo Hernandez me Tçouameni, ndërsa në qendër të mbrojtjes bie në sy dyshja e Kroacisë, Lovren me Gvardiol. Në portë, si më i miri turneut rezulton Noppert i Holandës, ndërsa pjesë e 11-tëshes janë: Hakimi, Kovaçiç, Saka, si dhe Julian Alvarez e padyshim Leo Mesi që është edhe lojtari me vlerësimin e dytë më të lartë pas Mbapes.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button