Inteligjenca britanike: Ushtria ruse assesi të disiplinojë pjesëtarët e saj

Inteligjenca britanike: Ushtria ruse assesi të disiplinojë pjesëtarët e saj

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket gjendjes në Ukrainë, ku për më shumë se një vit po zhvillohen luftime të ashpra.

Në raportin e fundit, inteligjenca britanike ka theksuar se ushtria ruse po ka probleme në disiplinimin e pjesëtarëve të saj që gjenden në Ukrainë, dhe që nga fillimi i luftës në këtë vend janë ngritur 1053 raste në gjykatën ushtarake ruse.

Rastet janë kryesisht për mosbindje, dehje dhe rrahje mes pjesëtarëve të ushtrisë ruse.

Shumica e këtyre rasteve janë regjistruar gjatë vitit të kaluar. E sipas inteligjencës britanike, ushtria ruse lëre që po ka probleme në disiplinimin e pjesëtarëve, por se kjo situatë po vjen duke u përkeqësuar edhe më shumë.

Kujtojmë se nga mobilizimi i pjesshëm, shumë rusë janë larguar nga vendlindja e tyre, duke refuzuar të shkojnë në luftë. E ata që nuk i janë përgjigjur thirrje, në rastet kur janë kapur nga autoritetet ruse  – kanë përfunduar në burgje.

LEXO EDHE:

Back to top button