Interesim i vogël për shkollat profesionale

Bursat e paralajmëruara nga dikasteri i Arsimit për shkollat profesionale thuajse nuk kanë shtuar aspak interesimin e gjysmëmaturantëve për drejtimet profesionale. Këtë e dëshmon numri i nxënësvve që tashmë kanë konkuruar në këto shkolla.  Në shkollën e mesme profesionale “ 8 Shtatori” në Shkup dokumetet i kanë dorëzuar vetëm 30 semimaturantë

- Advertisements -

 Ministria e Arsimit ka premtuar bursë për regjistrim në shkollat profesionale në shumë prej 3.500 denarë. Gjithashtu, shkolla jonë në bashkëpunim me kompanitë jep 2 mijë denarë bursë për çdo nxënës. Që do të thotë të ardhura të mjaftueshme për shkollimin e një nxënësi të cilët në fund të mbarimit të shkollës së mesme jo vetëm që do të kenë një diplomë por do të jenë me një arsim profesional i cili do tju sigurojë punësim në vend”- deklaroi Safet Ademi, profesor në SHMQSH “8 Shtatori”.

Ndërkohë, në Qendrën shkollore për trafik në komunikacion “Boro Petrushevski” kanë konkuruar 40 semimaturantë. Profesori Nexhat Lika tha se mbi 50 kompani presin kuadër të ri të profesionalizuar në drejtimin e makinerisë dhe komunikacionit.

 Këto janë kompani që merren me mirmbajtjen e automjeteve motorike dhe shitjen e automjeteve motorike. Në këto drejtime të cilat i kemi ne janë drejtime adekuate që janë në interesat e tyre. Duhet të ketë një fushatë pak më agresive në këtë drejtim që tu sqarohet semimaturantëve se mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale janë shumë më të mëdha nga ato të përgjithshmet nga shkaku se atyre asnjë mundësi nuk u cungohet për të vazhduar qoftë shkollimin e lartë apo për tu punësuar”- tha Nexhat Lika, profesor.

Për këtë vit kemi planifiku tre drejtime me 6 profile. Drejtimi I komunikacionit, kemi teknik për komunikacion rrugor dhe teknik transport dhe shpedicion. Drejtimin e makinerisë kemi teknik për automjete motorike ku është drejtim I ri këtë vit dhe drejtimin elektronicist kemi autoteknik elektronik, edhe këtu është drejtim trevjeçar dhe ka të interesuar një numër simbolik I nxënësve”- pohoi Zeqirja Zeqiri, ndihmës drejtor i QSHA” Boro Petrushevski”

 

Rezultatet nga afati i parë për regjistrim do të publikohen të enjtën më 17 qershor, në orët e pasditës. Nshkollat ku ka intresim më të lartë të nxënësve do të mbahet testim kualifikues.

Melihate Rustemi     

LEXO EDHE:

Back to top button