Gjyqi për organizatorët e “27 Prillit”, drejt fundit

Gjykimi për porositësit e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit është drejt përfundimit. Sot në Gjykatën Penale janë paraqitur provat e fundit nga pala mbrojtëse. Për më 1 korrik janë caktuar fjalët përmbyllëse të Prokurorisë kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button