Kacarska: Kushtetuesja, e mbyllur plotësisht

Gjykata Kushtetuese është maksimalisht e mbyllur, tha kryetarja e re Dobrila Kacarska. Sipas saj, vitet e fundit, Gjykata, në vend që të hapej ndaj publikut, ka qenë gjithnjë e më e mbyllur për publikun dhe mediat. Kacarska premtoi transparencë.

“Kur erdha në Gjykatën Kushtetuese, ishte e pakuptueshme për mua që gjykata ishte kaq e mbyllur.”

Aktualisht kushtetuesja punon me tre gjykatës më pak. Anëtarët e rinj do t’i zgjedhin deputetët duke votuar në Kuvend, gjë që hap mundësinë e ndikimit politik dhe afarist.

 “Shpresoj dhe dëshiroj që ata të zgjedhin profesionistë, gjykatës të ndershëm të cilët nuk do të interesohen aspak kush është parashtruesi i iniciativës, dhe cila dispozitë kontestohet. Shpresoj se politikanët do të kenë një “sens” dhe do të mendojnë me kujdes se kë do ta propozojnë, dhe kë do ta zgjedhin si gjykatës.”

Edhe Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse e Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, në pension, gjithashtu kërkoi një përzgjedhje të shpejtë të pasardhësve të gjykatësve kushtetues.

“Gjykata mund të punojë me gjashtë gjykatës, por nuk është ideja që nëntë gjykatës të mos jenë të pranishëm, dhe të gjithë nëntë të votojnë për një vendim.”

Instituti për të Drejtat e Njeriut mbajti një konferencë ku u prezantua puna e Gjykatës Kushtetuese, por edhe një mundësi për të dëgjuar problemet që pengojnë transparencën e këtij institucioni.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button