Interi e Juventusi përball Veronas dhe Fiorentinës, formacionet zyrtare

Serie-A ka arritur në javën e 33 të saj dhe po vazhdon gjithnjë e me tepër të qartësohen situata rreth titullit kampion, me Interi si skuadrën e vetme në rrugën e duhur për ta fituar atë. Kampioni aktual në fuqi Juventusi këtë sezon nuk është fare në garë për titull dhe objektivi i tyre kryesor është vendi i katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe sot duhet ta mposht Fiorentinën për të vazhduar drejt këtij objektivi, përcjell KosovaPress.

Interi nga ana e pret Veronan ne “Giuseppe Meazza” dhe kërkon tre pikë të reja pas dy barazimeve radhazi ndaj Napolit dhe Spezias.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare të tyre:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lukaku, Lautaro Martinez.

VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Ceccherini, Magnani, Dimarco; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Bessa; Lasagna.

FIORENTINA (3-5-2): Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Venuti, Amrabat, Pulgar, Castrovilli, Igor; Ribery, Vlahovic.

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; De Ligt, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Ramsey, Bentancur, Rabiot, Alex Sandro; Dybala, Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button