Interi fiton minimalisht dhe blindon kreun

Interi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Atalantas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Seria A. Ndeshja nisi me lojë mjaftë ofensive për dy skuadrat, sidomos nga mysafirët që rrezikuan më shumë, por nuk mund t’i konkretizojnë rastet.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Antonio Kontes ishin më të motivuar dhe gjetën golin për Milan Shkriniar që realizoi pas një ‘tollovie’ të shkaktuar në mbrojtjen e Atalantas. Ky gol doli të jetë i vetmi në ndeshje, por që për Interin vlen tri pikë.

Me këtë fitore, Inter distancohet në krye, me 62 pikë, gjashtë më shumë se Milan që renditët në pozitën e dytë, derisa Atalanta gjendet në pozitën e pestë me 49 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button