Drejt pritjes së ëmbël, Arbenita tregon nepsin gjatë kësaj kohe

Arbenita Ismajli për pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja e njohur është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bekohet me një vajzë. Gjininë e fëmijës e konfirmoi edhe vetë partneri i modeles, reperi Fero disa ditë më parë. Ai publikoi një foto shumë të ëmbël të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur dhe përkrah shkroi: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, nepsi për ushqime sa vjen dhe shtohet. Pavarësisht se ende nuk jemi në sezonin e akulloreve, Arbvenita ka nisur t’i konsumojë dhe ka treguar se ka një dëshirë shumë të fortë për to. Ajo ka publikuar një foto me një akullore në dorë, që mesa duket është ëmbëlsira e preferuar e Arbenitës këto kohë.

Lajmin për shtatzëninë e modeles u bë publik pak ditë pasi ajo dhe Fero kurorëzuan zyrtarisht me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Më pas këtë lajm e konfirmoi vetë modelja pasi publikoi në rrjete sociale disa imazhe nga dita e celebrimit. Në to ajo shfaqej e veshur me një fustan të kuq që i shkonte pas trupit dhe ku binte në sy barku i rrumbullakosur.

Edhe këto javët e fundit të shtatzënisë, Arbenita ka publikuar në rrjete sociale foto të saj dhe të gjithë e kanë komplimentuar për faktin që nuk ka ndryshuar aspak e vazhdon të ketë gati të njëjtat linja trupore.

LEXO EDHE:

Back to top button