Sara Hoxha dhe Poem Blu e dhanë mesazhin e tyre për “Ditën e Gruas”

Ky 8 mars është më i bukuri për Sara Hoxhën! Këtë vit ajo feston për herë të parë si nënë, pasi në dhjetor solli në jetë një vajzë. Sot nënë e bijë janë bërë bashkë me vajza e gra të tjera për të dhënë një mesazh shumë të veçantë për 8 mars.

Sara Hoxha ka publikuar në Instagram një video shumë domethënëse, pjesë e së cilës është bërë edhe vetë ajo. Madje në një pjesë shfaqet silueta e saj teksa ngre në krahë të voglën Poem Blu. Kështu nënë e bijë janë bashkuar me vajza të tjera për t’ju rikujtuar se duhet ta vlerësojnë e respektojnë veten për të marrë në këmbim të njëjtën gjë nga të tjerët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

“Lëre buzëqeshjen tënde të ndryshojë botën”, shkruhet në fund të videomesazhit.

Ky videomesazh është shpërndarë me shpejtësi dhe është pëlqyer shumë nga të gjithë ndjekësit e Sarës.

Prej 2 muajsh Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë të bekuar me një vogëlushe, që ka ndryshuar plotësisht jetën e tyre. Poem Blu erdhi në jetë pak ditë para mbërritjes së Vitit të Ri dhe për çiftin e njohur ishte si një dhuratë e vërtetë nga Zoti. Tashmë Poem ka rrëmbyer edhe zemrat e fansave të mamit e babit dhe sot është një nga bebushet më të ndjekura të showbizit.

LEXO EDHE:

Back to top button