Interi, gati kontratat e reja për dy yjet e “zikaltërve”

Skuadra e Interit ka nisur punën për sezonin e ardhshëm dhe këtë gjë e ka bërë me rinovimet. Sipas raportimeve të medieve italiane, “zikaltërit” kanë gati kontrata e reja për dy qendërmbrojtësit, Alesandro Bastoni dhe për Stefan De Vrij.

Bastoni do të firmosë një kontratë të re, nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro neto në sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar te skuadra e Inter.

Nga ana tjetër, De Vrij do i jepet një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon si dhe i ofrohet një bashkëpunim 2-vjeçar.

LEXO EDHE:

Back to top button