Paredes sqaron përplasjen verbale me Masimiliano Allegrin

Mesfushori i Juventusit, Leandro Paredes foli pas suksesit ndaj Kremonese, duke iu rikthyer përplasjes verbale që pati me Masimiliano Allegrin javët e fundit.
“Shpresojmë të bëjmë mirë të enjten, për të arritur në finale.
Allegri?
I sqaruam gjërat kur ndodhën. Që atëherë e tutje kemi synime për të arritur së bashku.
Sezoni im?
Fatkeqësisht kështu shkoi, kisha disa probleme fizike nga fillimi i sezonit, por në futboll si në jetë momentet vendosin. Mendoj vetëm për ta përfunduar sezonin, pastaj në qershor-korrik le të shohim se çfarë do të ndodhë.
Ndaj Kremonese, performanca ime më e mirë që kur jam te Juve?
Mendoj se po. Ne të gjithë u paraqitëm mirë, jo vetëm unë, fituam dhe jam i lumtur. Në futboll ka momente që ndodhin, tani më duhet të shoh përpara.
E ardhmja?
E thashë, e jetoj jetën ditë pas dite. Dua ta përfundoj mirë sezonin, të arrijmë objektivat që kemi dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Sevilja?
Nuk e di nëse do të luaj, do ta vendosë trajneri. Nuk ndihem i lodhur, ndihem mirë. Gjëja më e rëndësishme është të kalojmë në finale,” tha mes tjerash Paredes.