Interi konfirmon se nuk do të vazhdojë bisedat me Lukaku-n

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka zbuluar se “Nerazzurrët” nuk janë në bisedime me Lukakun për të ardhmen e tij.

“Ne nuk po negociojmë me agjentët e tij për të ardhmen e tij. Duam që Lukaku të fokusohet në fushë, ai po përparon dhe do të na ndihmojë shumë. Ai e di që është borxhli ndaj nesh dhe do të bëjë gjëra të mëdha”, citon Ausilio-n, Fabrizio Romano.

Më herët në shtyp u raportua se sulmuesi nuk ka gjasa të qëndrojë në “San Siro” për sezonin e ardhshëm dhe të kthehet në “Stamford Brixh”. Sulmuesi 29-vjeçar aktualisht i përket Çellsit dhe luan për Interin në formë huazimi deri në fund të sezonit. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button