Interi largon mesfushorin gjerman përmes shkëmbimit?

Zikaltërit” po mendojnë seriozisht për të ardhmen dhe gjermani Robin Gosens, nuk është në planet e klubit, andaj do të vendoset në merkato dhe Inter tashmë i hapur të dëgjojë çdo ofertë në drejtim të tij.

Për momentin, siç raportojnë mediet italiane, Inter po mendon për një shkëmbim shumë interesant. Italianët janë “fiksuar” pas Mitçel Baker i cili luan te Aintraht Frankfurt dhe nga ana tjetër, gjermanët janë të interesuar për Gosens, ndaj Inter kërkon të përfitojë në maksimum.

Gjithsesi, për Robin, momentalisht të interesuar janë edhe Volfsburg dhe Bajer Leverkuzen, ndërsa priten me shumë interes zhvillimet në merkato, por diçka është e sigurt, që Gosesns me shumë mundësi do të largohet nga Inter.

LEXO EDHE:

Back to top button