Interi pret me ankth lajmet nga stafi mjekësor i Koacisë

Skuadra e Interit po pret me ankth lajmet nga stafi mjekësor i ekipit të Kroacisë, pasi Marselo Brozoviç çaloi vetëm 18 minuta në ndeshjen e tyre në Ligën e Kombeve kundër Austrisë.

Mesfushori ishte në formacionin startues në “Ernst-Happel-Stadion” në Vjenë, por paraqitja e tij nuk zgjati shumë. Rezultati ishte tashmë 1-1 në këtë fazë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Brozovic u rrëzua papritur pasi bëri një pasim dhe çaloi duke kapur pjesën e pasme të këmbës së majtë.

Lojtari gjithsesi u pezullua për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Romës, kështu që nuk do të ishte i disponueshëm fundjavën e ardhshme. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një tendosje të kofshës ose kërdhokullës, Brozovic mund të jetë jashtë fushës për disa javë. Shqetësimi më i madh është ndeshja e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës që do të zhvillohet më 4 tetor në “San Siro”. Këto skuadra do të takohen sërish në “Kamp Nou” më 12 tetor.

Bajern Munih është në krye të grupit me gjashtë pikë, i ndjekur nga Barcelona dhe Inter me nga tre.

LEXO EDHE:

Back to top button