Xhon Terri zbuloi “armën sekrete” të Didier Drogba-s

Xhon Terri zbuloi se një biçikletë misterioze në dhomën e zhveshjes së Çellsi-t ka qenë sekreti për golat e shënuar nga Didier Drogba. Sulmuesi afrikan luajti një rol të madh në suksesin e “Bluve” me 164 golat e tij në dy periudha në “Stemford Brixh”. Kjo përfshin edhe goditjen legjendare me kokë në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012, teksa gjigantët e Londrës Perëndimore u kurorëzuan mbretër të Europës.

Teri, zbuloi se biçikleta ka çuar përpara Drogba dhe Çellsinë. Duke luajtur një version të “Guess Ëho” me Klod Makelele, dyshja ka biseduar rreth lojtarëve dhe historia e pedaleve, erdhi në mendje.

 “Nga askund kjo biçikletë u shfaq në dhomën e zhveshjes. Didie fillon të shënonte, ne vazhduam të fitonim dhe askush nuk mund ta prekte këtë biçikletë. Askush nuk e di se nga erdhi. Mund të jetë ende atje, nuk e di,” tha mes tjerash Teri.

Gjatë lojës Territ me Makelelen ndërhyri edhe Mejson Maunt, i cili zbuloi se as ai dhe as Kai Havertz nuk janë vonë në stërvitje,  por la të kuptohej se portieri Eduard Mendi ka vështirësi me matjen e kohës.

LEXO EDHE:

Back to top button