Interi thyen rekordin për numrin e abonimeve në stadium

Dy javë pas fillimit të Serie A, ka një dëshirë të madhe për të të parë futboll, por mbi të gjitha një dëshirë të madhe për të qenë një tifoz besnik i ekipit.

Pas dy vitesh ndalim të detyruar për shkak të “Covid 19”, rikthimi në normalitet përfshin edhe mundësinë e shitjeve të biletave të sezonit, pra abonimet. Tifozët janë përgjigjur me nxitim duke siguruar abonimet që në momentin e parë.

Inter kryeson listën e shitjeve të abonimeve. Zikaltërit kanë shitur deri më tani 41 mijë abonime. Në vendin e dytë vijnë kampionët, Milani me 40 mijë abonime. Vendin e tretë ndodhet Roma me 36 mijë abonime dhe më pas Juventus dhe Lazio me nga 20 mijë e 200 abonime.

LEXO EDHE:

Back to top button