Interi zyrtarizon përforcimin nga AS Roma

Henrikh Mkhitaryan, nga sot vazhdon karrierën te Interi, ku është bashkuar me gjigantin italian si transferim i lirë. 33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Neroazzurët dhe do të qëndrojë në Meazza deri në verën e vitit 2024. Pas zyrtarizimit te Inter, Mkhitaryan është përshëndetur me tifozët e Romës me një letër emocionuese.

“Të dashur tifozë verdhekuq. Roma është realisht një klub unik. Që nga dita e parë që erdha këtu e deri në finalen e Conference League dhe më tej, mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë do të jem gjithmonë shumë krenar për të.

Kur e vesha për herë të parë këtë fanellë, kisha një synim: ta bëj këtë klub të fitojë dhe të gëzoj tifozët fantastikë: objektiv i arritur në Tiranë! Ai triumf ishte përfundimi i përsosur për 3 vitet e kaluara te Roma. Tani është koha për të thënë lamtumirë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në klub për marrëdhënien e veçantë të ndërtuar së bashku ndër vite”

Një falënderim i madh për stafin tonë teknik dhe në veçanti për z. Mourinjo, për besimin dhe vëmendjen ndaj meje dhe për motivimet e jashtëzakonshme që më dha si lojtar. Kam dhënë gjithçka për Romën brenda dhe jashtë fushës.

Ishte një nder i madh të luaja këtu dhe nuk do t’i harroj kurrë momentet e mrekullueshme që patëm së bashku. Ky klub dhe qyteti i përjetshëm do të mbeten përgjithmonë në zemrën time. Faleminderit”, ka shkruar Mkhitaryan.

LEXO EDHE:

Back to top button