Shqipëri/ S’ka më qese plastike

Gjobë deri në 1 milion lekë kush tregton qese plastike

Epokës së qeseve plastike po i vjen fundi. Nga sot kush kapet duke tregtuar qese plastike një përdorimëshe do të gjobitet nga 500 mijë deri në 1.5 milion Lekë.

Masat ndëshkuese janë më të forta sipas shkeljeve. Nëse një subjekt kapet duke përdorur qese plastike që nuk është sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë. Kjo masë shoqërohet edhe me sekuestrimin qeseve plastike.

Kur shkelja përsëritet për herë të dytë, subjekti gjobitet me 1 milion lekë dhe me sekuestrim të qeseve plastike.

Në rast se shkelja përsëritet më shumë se 2 herë ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës.

1 Korriku ishte afati i fundit i lënë nga qeveria për këtë periudhë informimi në lidhje me këtë ligj që ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor.

Ndërsa ky muaj që kaloi nuk kishte masa ndëshkuese për t’u lënë kohë bizneseve të informohen e ndërgjegjësohen nga sot nuk ka më tolerime për shkelësit.

LEXO EDHE:

Back to top button