Investimi 100 milionësh ka dalë super dështim!

Vazhdon periudha e errët për Eden Hazard që tashmë padiskutim është kthyer në një pacient të pashërueshëm dhe te i cili Real Madrid nuk beson më, pasi ka hequr dorë përfundimisht! Investimi i madh prej 100 mln eurosh ka dalë super dështim deri tani.

 

 

Real Madrid konfirmon që Eden Hazard ka pësuar dëmtim të muskujve me ekipin “Los Blancos”, ku ka grumbulluar vetëm 36 ndeshje dhe shumë pak minuta nga sa ishin parashikuar. Në total, 4 gola nga belgu që mund të qëndrojë jashtë edhe për 4 deri në 6 javë. Hazard u rikthye këtë fundjavë pas një dëmtimi të gjatë duke luajtur 15-minuta – paraqitja e tij e parë që nga janari. Mediat në Spanjë bëjnë llogari dhe sipas tyer Reali e ka paguar 2.6 mln euro për ndeshje deri tani.

LEXO EDHE:

Back to top button