Inzagi: Do të bëjmë gjëra të mëdha edhe në Evropë

Skuadra e Interit u rikthye te suksesi në Seria A, me nënkampionët që triumfuan 3-1 ndaj Udinese-s në “San Siro”. Simone Inzagi, trajneri i Interit, foli me tone pozitive për skuadrën pas këtij suksesi.

“Djemtë punojnë shumë dhe më ndihmojnë të bëj zgjedhjet duhura për ndeshjet. Kush e nisi si titullar dhe kush hyri në lojë në vazhdim, më ka dhënë përgjigje të shkëlqyera, ata duhet të vazhdojnë kështu. Fituam kundër një skuadre me shumë fizik dhe teknik të lart.

Kush do të luajë në sulm në Champions League?

Shpresoj të kem gjithmonë sa më shumë alternativa, të mos harrojmë se kemi luajtur 4 muaj disi të kushtëzuar, duke bërë gjëra të mëdha, sidomos në Evropë dhe do vijojmë ta bëjmë pavarësisht kush e nis si titular,” tha në fund Inzagi.

LEXO EDHE:

Back to top button