Inzagi me futbollistët me më pak minuta, kundër Bajernit

Një nga sfidat e mbrëmjes të nesërme në Ligën e Kamponëve është edhe sfida Bajern Munih-Inter. Dy klubet e kanë siguruar kualifikimin, me gjermanët në vendin e parë dhe zikaltërit në të dytin. Meqënëse Interi ka siguruar kualifikimin, trajneri Filipo Inzagi thuhet se po mendon të përfshijë në formacionin titullar lojtarët që kanë më pak minuta në skuadër.

Lukaku mendohet të jetë titullar në repartin e sulmit, Gosens gjithasthu në krah, Asllani mund të ketë një vend në rolin e regjisorit dhe Bellanova gjithashtu në krah.

Inzagi mendon të startojë me lojtarët që kanë më pakë minuta, për të ruajtur gjendjen fizike edhe të lojtarëve titullarë, pasi më pas ata do të kenë sfidën në Serie A përballë Juventusit, në derbin e italisë, më 6 nëntor në mbrëmje./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button