Pioli “dënon” ekipin dhe pret kthesën ndaj Salzburgut

Skuadra e Milanit u ndal në javën e 12-të përballë Torino-s, duke bërë një hap pas dhe duke humbur terren me vendin e parë. Kampionët e Italisë pësuan humbjen e parë në transfertë pas 17 ndeshjeve radhazi pa asnjë disfatë. Stefano Pioli u shfaq përpara medieve shumë i tensionuar dhe totalisht i pakënaqur.

“Pësuam dy gola shumë shpejtë dhe u demoralizuam totalisht. Ne u përpoqëm te reagonim, por nuk ishim mjaftueshëm cinik. Lojtarët nuk u bindën skemave që u kërkova. Torino bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi dhe e meritoi fitoren. Sulmi nuk funksionoi siç unë doja dhe kishim pak thellësi, sidomos në pjesën e dytë.

 

Liga e Kampionëve?

Do të qëndrojmë në “Millanello”, sepse duhet të dalim direkt nga ky moment, për të lënë pas këtë humbje. Duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur ndaj Salzburg-ut dhe duhet të kualifikohemi, këtë e kanë të qartë edhe lojtarët.” – tha  mes tjerash Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button