Iraku goditet nga stuhia e pluhurit

Iraku goditet nga stuhia e pluhurit

Si pasojë e stuhisë së pluhurit gati më shumë se 5,000 persona janë shtruar nëpër spitale në Irak, dhe një tjetër ka humbur jetën për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Saif al-Badr, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se në Bagdad është raportuar për 2,000 raste të “zënies së frymës”.

Ai ka këshilluar njerëzit me astmë dhe sëmundje të tjera kronike që të qëndrojnë në ambiente të brendshme, pasi thuhet se stuhitë e pluhurit në Irak janë të zakonshme dhe sipas ekspertëve  janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

Saif al-Badr ka deklaruar se të gjitha qendrat mjekësore në Irak janë të gatishmëri dhe se numri i njerëzve të shtruar në spitale “nuk është përfundimtar”.

Ndërsa Ministria e Ambientit ka thënë muajin e kaluar se Iraku mund të përballet në të ardhmen me “272 ditë të stuhive me pluhur” përgjatë një viti.

LEXO EDHE:

Back to top button