Peskov, nën hijen e Putin-it dhe luksit të shfrenuar

Peskov, nën hijen e Putin-it dhe luksit të shfrenuar

Në fund do të mbetet fytyra e tij e dëshpëruar.

Ishte 22 mars, dita e parë e pranverës gati një muaj pas fillimit të të ashtuquajturit Operacioni Special Ushtarak.

“Pse keni kaq frikë nga Navalny? Pse i mohoni krimet e kryera nga ushtarët tuaj? Këtu është një video që tregon një të tillë, të pamohueshme”.

Në atë moment, zëdhënësi i Vladimir Putin-it, njeriu që duhet të mbështesë edhe gënjeshtrat, u përkul mbi veten e tij, me një shprehje të penduar në fytyrë.

Dhe ai heshti, pa ditur çfarë të thoshte.

Thonë se në privat është një person me tone të matura dhe gati modeste, si pamja e jashtme dhe kostumet gri.

Por, funksioni i tij publik ka qenë ai i hijes së presidentit për njëzet e dy vjet, shkruan italiania “Corriere Della Serra”.

Në jetën e tij të mëparshme, ai nuk përçmoi njëfarë simpatie për Perëndimin, të cilën e kritikoi me një buzëqeshje, duke treguar se i njihte veset, por edhe virtytet e tij.

Një karrierë diplomatike pas tij, djali i një ish-ambasadori të Bashkimit Sovjetik, Peskov ka qenë gjithmonë kryefjalë sidomos për njerëzit që gravitojnë rreth tij.

Dhe këtu nuk po flasim vetëm për Putin-in.

Në vitin 2015, gjatë festës së martesës së tij të tretë, në këtë rast me ish-kampionen olimpike të patinazhit Tatiana Navka, ai u përjetësua me një orë 600 mijë euro në kyçin e dorës, e cila në atë kohë vlente shtatëfishtin e pagës së tij vjetore.

Verën tjetër, ekipi i Navalny-t publikoi një hetim që tregoi se si Peskov i matur kishte bërë një pushim të gjatë në Sardenjë në bordin e një jahti të marrë me qira për shumën modeste prej 350 mijë euro në javë.

Shpjegimi zyrtar ishte se gruaja e tij, organizatore e shfaqjeve të akullit, kishte paguar si orën, ashtu edhe marrjen me qira të varkës.

Vajza e tij 24-vjeçare Elizaveta i ka krijuar disa probleme dhe menjëherë pas fillimit të Operacionit Special Ushtarak është deklaruar kundër luftës.

Por mbi të gjitha, në mes të marsit, ajo foli sërish duke u ankuar për sanksionet që kanë goditur familjen e saj.

“Kështu që unë nuk do të mund të vizitoj qytetet që dua, si New York apo  Londra”, tha ajo, duke mishëruar kështu stereotipin e ruses perëndimore dhe mosmirënjohëse ndaj atdheut të saj kundër të cilit babai i tij sulmon çdo ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button