Atanasovski: Palët ende po i shfrytëzojnë momentet emocionale të vitit 2001

Atanasovski: Palët ende po i shfrytëzojnë momentet emocionale të vitit 2001

Analisti politik Bllagojçe Atanasovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, ka thënë se partitë politike edhe pas 20 vitesh nga konflikti i armatosur në vend, momentet emocionale të asaj kohe ende i shfrytëzojnë për qëllime politike partiake.

Siç shton ai, parashenja etnike e një narrative të tillë duhet të ndalet, dhe palët të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

“Partitë politike duhet të braktisin gjithnjë e më shumë parashenjën etnike, që më në fund e tërë energjia në mbarë shoqërinë maqedonase të drejtohet drejt zgjidhjes së problemeve reale dhe të vërteta, me të cilat ballafaqohet çdo qytetar pa dallim etnie”, tha Atanasovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button