Hoda: Lapidaret nuk jetësojnë idealin e dëshmorëve

Hoda: Lapidaret nuk jetësojnë idealin e dëshmorëve

Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Besim Hoda i ftuar në “Rruga drejt…” për të folur në temën “Lapidarët dhe kryqet”, u shpreh i prerë se Lapidarët më të mëdha për dëshmorët e luftës do të ishte jetësimi i idealeve të tyre.

Hoda nuk përjashtoi mundësin që herë pas here të ndërtohen përmendore për qëllime politike, shkruan Alsat.

“Lapidarët më të mëdha për dëshmorët do të jetë realizimi dhe jetësimi i idealeve të tyre, arsyen për të cilën ata u sakrifikuan dhe dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën. Asgjë tjetër në kujtim të tyre nuk do të kompensonte dhe nuk do të linte shpirtin e tyre rahat. Pra ajo që është imidiate dhe ajo që është respekt ndaj dëshmorëve, jo vetëm dëshmorëve të luftës 2001 por gjithë dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre veprimtarëve që herë pas here ndërtohen përmendore vetëm për arsye politike do të ishte ecja drejt rrugës së tyre ose realizimi i idealeve të tyre dhe pastaj mbetet në shpirtin dhe mendjen e vetë popullatës se sa ata do ti kujtojnë dhe sigurisht kur ata do të kenë një rahati, dhe kur qëllimi për të cilin sakrifikuan ata do të realizohet, vetë kjo do të jetë kujtim për dëshmorët për jetë e mote”, tha Besim Oda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button