Iran, ekzekutohet ish zv/ministri i mbrojtjes

Iran, ekzekutohet ish zv/ministri i mbrojtjes

Media shtetërore iraniane, ka thënë se është ekzekutuar britaniko-iraniani, Alireza Akbari, i cili ka qenë i dënuar me vdekje. Familjes së Akbarit i është kërkuar që ta vizitojë atë për herë të fundit brenda javës. I njohur dikur si zëvendësministër i Mbrojtjes në Iran, ai është arrestuar më 2019 dhe është dënuar se ka spiunuar në Mbretërinë e Bashkuar, diçka që Akbari e ka hedhur poshtë. Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë procesin e ekzekutimit dhe ta lirojë atë menjëherë. Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve ndaj Iranit që të mos ekzekutojë Akbarin. Lidhjet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit janë përkeqësuar në muajt e fundit, prej kur Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Policisë iraniane të moralit, dhe figurave kyçe të sigurisë, si përgjigje ndaj shtypjes së protestave kundër qeverisë. Protestat kanë shpërthyer në shtator të vitit të kaluar, pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button