Abdixhiku: Asnjë plan pa njohje, s’është i mirë

Abdixhiku: Asnjë plan pa njohje, s’është i mirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se asnjë plan që nuk është marrëveshje finale me Serbinë dhe nuk e ka njohjen reciproke nuk është i mirë për Kosovën. Megjithatë, ai thekson se Kosova duhet t’i ketë parasysh kërkesat e ShBA-së për dialogun, si aleati kryesor strategjik dhe garantues që integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës janë të panegociueshme dhe të pacenueshme për vendin tonë. Abdixhiku në një intervistë për Kosovapress tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i kërkoi Kurtit të sqarojë pozicionin e vet para qytetarëve për ketë temë, të cilën e ka kundërshtuar në të kaluarën. Ai përmend edhe deklarimin e fundit të Kurtit në Austri se asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes në kuadër të planit franko-gjerman për dialogun.

“I takon kryeministrit të Kosovës të bëjë një zgjidhje, siç i takon atij të qartësojë pozicionin e vet karshi votuesit dhe qytetarit të Kosovës. Pasi për vite të tëra ai ka mbajtur një qëndrim ndryshe dhe ka marrë mbështetjen qytetare për këtë dhe tani është një obligim moral i tij që për çdo ndryshim në këto qëndrime të bëjë qartë pozicionin e vet para qytetarëve të vendit dhe gjithë spektrit publik në Kosovë…Çështja e marrëveshjes rreth asociacionit ka epilog prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njerëzve që e donë Kosovën përnjëmend. Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe në bazë të tij duhet të procesojmë tutje. Tani i takon udhëheqësve shtetëror që të bëjnë këtë procesim tutje”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar I LDK-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button