Irina Shayk tërhoqi vëmendjen me një fustan tërësisht transparent

Irina Shayk shkëlqeu në promovimin e një marke kozmetike në Milano e veshur me një fustan tërësisht transparent.

Veshja është e punuar me zinxhirë të vegjël argjendi. Ajo kishte veshur edhe një xhup të zi dhe taka të hapura. Ajo e kompletoi look-un me flokë të thjeshtë, grim dhe bizhuteri.

Foto: Manuele Mangiarotti / Zuma Press / Profimedia

Ajo ka pozuar e gëzuar për fotoreporterët e pranishëm. Falë pamjes së saj të patëmetë, tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Modelja nxiti thashethemet verën e kaluar se ajo ishte në lidhje me Tom Brady, të cilat burimet e konfirmuan shpejt. Megjithatë, ata u ndanë në tetor 2023.

Irina ka një vajzë, Lea De Sein, me ish-bashkëshortin Bradley Cooper. Ata u divorcuan në vitin 2019. Ata qëndruan në marrëdhënie të mira dhe vajza e tyre është prioriteti i tyre i parë.

Foto: Manuele Mangiarotti/ipa-agency.n / Editorial Shutterstock / Profimedia
Foto: Manuele Mangiarotti/ipa-agency.n / Editorial Shutterstock / Profimedia

LEXO EDHE:

Back to top button