Iseni: Vetoja bullgare, më shumë një çështje e brendshme e Bullgarisë

Fati Iseni, historian dhe profesor universitar, e cilëson veton bullgare më shumë një çështje të brendshme sesa një çështje të jashtme. Ai thotë se vetoja bullgare po përdoret nga kryeministri Borisov për interesat e tija në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas tij, duke jetuar në Ballkan, gjithmonë nëpër zgjedhje është luajtur karta nacionaliste, prandaj edhe Borisovi po bën të njëjtën gjë duke bllokuar Maqedoninë në rrugën evropiane.

Vetoja Bullgare paraqet një politik të paqartë , kryesisht vitin e fundit, pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Kjo veto paraqet më shumë një lloj ambiguiteti, një lloj dykuptimësie mes raporteve Maqedoni-Bullgari Ky është më tepër një kontest historik sesa politik, edhe pse viteve të fundit u bë përpjekje maksimale, por politika përsëri nuk mund të merret peng nga historia. Momentalisht nuk kanë gjetur një marrëveshje përfundimtare, por ky është më shumë një presion bullgar kundrejt BE-së. Kryesisht kjo veto është e fokusuar, apo target, është trupoi votues bullgar, sepse ata në pranverë kanë zgjedhjet parlamentare. Prandaj, interesi i Borosovit është të mos lëshojë pe që në raundin e parë, por unë mendoj se kjo mund të tejkalohet- tha historiani Iseni.

LEXO EDHE:

Back to top button