Bebe Rexha “ndjek” ose “vjedh” Dua Lipën dhe idetë e saj

Dua Lipa njoftoi disa javë më parë se në fund të nëntorit do të mbaje një koncert virtual për fansat e saj, duke qenë se pandemia nuk lejon që të ketë më organizime të tilla në ambiente të hapura apo të mbyllura. Ajo do të interpretojë live, ndërsa koncerti do të titullohet “Studio 2054”. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe Bebe Rexha, por vetëm pak javë pas Duas. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lajmëruar se në 17 dhjetor do të mbajë një koncert akustik dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta shijojnë nga shtëpitë e tyre.

Biletat kanë dalë në shitje dhe Bebe ju ka bërë thirrje fansave të saj që të nxitojnë për t’i blerë, sepse janë në sasi të limituar. Koncerti do të mbajë titullin “Një natë me Bebe Rexhën”, ndërkohë që artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth tij.

Kujtojmë se para pak javësh, Bebe zbuloi se do të ketë një rol në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, përkrah aktores amerikane Kristen Bell. Bebe Rexha do të ketë rolin e një hacker kompjuterash në film të quajtur Tempe Tina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

LEXO EDHE:

Back to top button