Pançev: Bullgaria nuk mohon identitetin e maqedonasve, por mbron identitetin e bullgarëve

Profesori universitar Anton Panchev, thekson se Bullgaria në asnjë mënyrë nuk mohon identitetin e popullit maqedonas, por mbron identitetin dhe historinë e popullit bullgar. Ndërkohë sa u përket pretendimeve territoriale Panchev tha se kryeministri Zoran Zaev mund të mos ketë pretendime territoriale, por është VMRO-DPMNE-ja ajo e cila kërkon njohjen e pakicës maqedonase në bullgari.

Po, kryeministri Zoran Zaev mund të mos ketë, por partia tjetër kryesore, VMRO-DPMNE me zotin Mickoski në krye e kanë thënë prerazi që do të kërkojnë njohjen e  një pakice maqedonase në Bullgari. Pra ka shumë hezitime edhe në lidershipin maqedonas me këtë çështje. Prandaj ne diskutojmë mbi faktet historike, dihet qartë se ideja e  maqedonizmit është ngritur që në shekullin XIX nga Serbia, nga qarqet shoviniste serbe, që kanë pasur një program të qartë kombëtarë për Serbinë e madhe, për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni dhe për debullgarizimin e bullgarëve në Maqedoni. Pra ka mijëra dokumente që provojnë suksesin e kësaj politike serbe në shekullin e XX me të gjitha vrasjet, burgosjet të bullgarëve në Maqedoni. Pra ne bisedojmë kështu me fakte, dihet mirë kur është  zyrtarizuar dhe është përpunuar faktikisht gjuha maqedonase. Këtu duhet të themi se Bullgaria nuk e mohon  identitetin e këtyre njerëzve, ata e kanë të drejtën të kenë gjuhë, histori, figura, personalitete e kështu me radhë.  Thjeshtë Bullgaria e mbron identitetin e bullgarëve dhe historinë bullgare”, tha Pançev.

LEXO EDHE:

Back to top button