Ish drejtori i policisë Mitko Çavkov lirohet me kusht

Ish drejtori i policisë, Mitko Çavkov lirohet me kusht. Arsye për këtë vendim të gjykatës është propozimi i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve se Çavkovi i është cënuar shëndeti. Në fakt Çavkov ka pasur disa ndërprerje për arsye shëndetësore dhe është i dënuar me 18 vjet burg për cenim terrorist të rendit kushtetues.

Ish drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov u lirua me kusht. Bazë për lirinë me kusht Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve e ka marrë cenimin e gjendjes së tij shëndetësore të vërtetuar nga mjekët specialistë. Aryse shtesë mbi të cilin ka sjell vendim gjykata është edhe sjellja e tij shembullore në burg. Ai është i dënuar me 18 vjet burg për veprën “cenim terrorist i rendit kushtetues”, akuzë që i referohet zhvillimeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.

Çavkov nga viti 2017 kishte pasur disa herë ndërprerje të masës së burgut për arsye shëndetësore. Së fundi në vitin 2024 u la i lirë me arsyetimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por ishte lokalizuar diku jashtë shtetit pas çka shërbimet korrektuese vendosën rikthimin e tij në burg.

Arrestimi i tij u bë më 28 nëntor të vitit 2017, në cilësinë e të akuzuarit të parë për 27 prillin. Dënimi i plotfuqishëm për të u morr në mars të vitit 2019. Çavkov në vitin 2017 ishte drejtor i Policisë. Në natën kritike kishte përsipër sigurimin e Kuvendit dhe ndërmarrjen e masave për të mbrojtur ligjvënësin nga ndërhyrja e dhunuesve. Komanda e Artë më të cilin kishte udhëhequr Çavkov nuk kishte funksionuar, ndërsa gjykata kishte vërtetuar se urdhrat janë dhënë në kundërshtim me ligjin, ndërkohë bazë për dënimin e tij kishte edhe akuza për mosveprim./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button