Ish-kryeministri Berisha, komisioni i rithemelimit të PD-së ka propozuar datën e zgjedhjeve për kryetar të ri të partisë

Në përfundim të mbledhjes së komisionit pas para mesnatës të së enjtes, Berisha deklaroi për gazetarët se në mbledhje u propozuar që zgjedhjet për kreun e ri të partisë të mbahen më 22 maj.

“U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 22 maj”, tha Berisha.

Deri tani kandidat për kryetar është vetëm ish-kryeministri Berisha që ende nuk është kandidaturë zyrtare. Kuvendi i PD-së do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky organ më pas do të zgjedhë Kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD.

LEXO EDHE:

Back to top button