Ish mesfushori i Partizanit kalon te Akademia Pandev

Ish-futbollisti i Shkupit, Shkëndijës dhe Partizanit nga Tirana, Besnik Ferati, është lojtar i ri i ekipit të Akademia Pandev. Anëtari i rregullt i përfaqësueses së U21 të Maqedonisë së Veriut, i cili ka paraqitje për pothuajse të gjitha gjeneratat e përfaqësueseve, ka udhëtuar me ekipin e Akademija Pandev në përgatitjet në Antalia dhe atje ai do të provojë veten dhe stafit profesional të kryesuar nga Aleksandar Vasoski, raporton Albsport.mk. Ferati është surpriza e përgatitur nga menaxhmenti i Akademia Pandev në këtë periudhë të transferimeve, duke pasur parasysh faktin se emrat e tjerë u përmendën si përforcime në mesfushë. Sidoqoftë, njerëzit e Strumicës vendosën për të riun shkupjan dhe mbi të gjitha cilësinë, sepse Ferati tashmë ka një përvojë solide ndërkombëtare dhe kombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button