Profesoresha nga SHBA: Biden nuk do të mund të ndryshojë të gjitha vendimet e Trump

Profesoresha amerikane, Rosemary Armao në paraqitjen e saj në Alsat tha se administrata e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden nuk do të jetë në gjendje të tërheq të gjitha vendimet dhe ndryshimet e bëra gjatë mandatit katër-vjeçar të administratës Trump. Ajo tregon se ndryshimet janë veçanërisht të vështira në sistemin gjyqësor.

“Do të ketë disa ndryshime, por kam frikë se administrata Biden-Harris nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë gjithçka. Ne e pamë këtë në Itali, pasi Berlusconi u largua, u deshën vite … dhe pasojat ndihet ende në Itali. Ka 63 konservatorë të ashpër në Gjykatën e Lartë, kjo nuk do të mund të ndryshohet me Biden-in. Diçka po … ndalesa për udhëtim të myslimanëve mund të hiqet që nesër … diçka do të ndryshojë shpejt, por gjërat tjera do zgjasin shumë më shumë “, tha Armao.

LEXO EDHE:

Back to top button